Kryeministri Zoran Zaev pas paraqitjes së ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, në “Facebook” shkruan se pas aksionit të ndërmarrë, po publikon rezultat.

“U paraqit Sasho Mijallkov në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe është siguruar paraburgimi i tij shtëpiak. Institucionet i ndërmorën të gjitha masat e rregullta dhe të jashtëzakonshme në lidhje me arratisjen e Mijallkov”, shkruan Zaev.

Ai shton se koordinimi i të gjithë institucioneve gjatë këtyre 40 orëve kanë dhënë rezultat dhe se është siguruar drejtësia.

“Drejtësia është e siguruar, do ta kemi edhe më shpesh edhe më shumë”, shkruan mes tjerash Zaev.

 

https://www.facebook.com/zaevzoran/posts/10159483888177932