Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka braktisur para kohe konferencën për shtyp.

Teksa po fliste për ndeshjen e nesërme me Sevillën, nisën t’i rrjedhin hundët gjak dhe si pasojë e kësaj, ai u detyrua të ndërpresë konferencën.

Nuk dihet çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë problem te Koeman, por trajneri i Barcelonës ka probleme me shëndet pasi vetëm pak kohë më parë, është detyruar të vendosë stenda pas sulmit në zemër që kishte.