Nedai Shaholli

Këtë skenë e tmerrshme që shihni në foton e mëposhtëme është një nga krimet e zakonshme që i bën pusht-shteti kriminal dyshes SDSM-VMRO, shqiptarëve të Iliridës, ku politiqenët shqiptarë vetëm vëzhgojnë sesi ujqit e VMRO-së dhe SDDM-së, që nga 1945 e deri më sot vrasin dhe maltretojnë, burgosin dhe masakrojnë, shqyejnë shqipen dhe dinjitetin kombëtar vetëm se flasin shqip.

Nga ana tjetër kemi vëzhguesit dhe liderët tanë politiqenë që vëzhgojnë skenat e krimit dhe nuk bëzajnë nga frika e prishjes jaranisë dhe vëllamisë (”byrazerllëkut, pobratimisë”) me trashëgimtarët e partizanëve të Gligorovit dhe pasardhësve të komitëve të Vanço Mihajllovit.
Këto skena përsëriten sa herë që i duhen pusht-shtetit të ngrejë tensionet politike para fushatave elektorale për efekt elektoral dhe të votës së kampit sllavo-maqedon nga ana e partisë në pushtet si ”gardianë të mbrojtjes së rendit kushtetues dhe të interesit kombëtar sllavo-maqedon”, përballë rrezikut të ”nacionalistëve” shqiptar.

Dhe ky ”nacionalizëm shqiptar” i paskësh prishur punë ”dërzhavës” pasi i ”ftoh marrëdhëniet ndëretnike” në vend dhe sa herë i kujtohet pusht-shtetit, ata ndërmarrin ekspedita ndëshkimore ndaj shqiptarëve përmes aparatit represiv të njësiteve speciale të policisë si ”ujqërit dhe hienat” për t’i nënshtruar shqiptarët rebelë dhe nacionalistë të mbarë Iliridës.
Ndërsa vëzhguesit e këtyre ngjarjeve siç janë liderët tanë politiqenë të urtë përballë vrasjeve dhe burgosjeve me procese të montuara politike për shkak të përkatsisë dhe identitetit shqiptar, ku goditet interesi kombëtar dhe përkatësia etnike, i përcjellin pa emocione dhe pa reagime këto ndërmarrje fashistoide, sikur të ishin para arenave të ndeshjeve të zakonshme sportive mes skuandrave kundërshtare.

Turpi është i zi e ka emrin politiqenë shqiptarë pa dinjitet!