Ish trajneri i përfaqësueses amerikane të gjimnastikës, John Geddert i jep fund jetës së tij. Ngjarja ndodhi ditën e enjte menjëherë pasi u mësua për ngritjen e akuzave ndaj tij për abuzime seksuale ndaj gjimnasteve të tij në palestrën e tij në Michigan. Sipas policisë trupi i tij u gjet gjatë orëve të pasdites të së enjtes me Gedert që do të duhej të shfaqej para gjykatës në Kontenë e Eaton.

‘Është fundi i një historie tragjike për të gjithë personat e përfshirë-tha Prokurorja e Përgjithshme e Michiganit, Dana Nessel.

John Geddert u akuzua për një sërë krimesh. Përveç akuzës për abuzime seksuale, mbi ish trajnerin rëndojnë edhe ato për trafik të qenieve njerëzore dhe për organizatë kriminale. Po kështu, John Geddert ishte i përfshirë edhe në skandalin që çoi në dënimin me 60 vjet burg të ish mjekut të skuadrës amerikane të Gjimnastikës, Larry Nassar.

‘Nuk kishim asnjë të dhënë se Geddert kishte ndërmend të arratisej apo të ishte një rrezik për veten apo të tjerët-tha një zëdhënës i Prokurores-ishim në kontakt me avokatin e tij dhe ai na siguroi bashkëpunimin e tij’.