Disa çaste më parë është regjistruar një ngjarje e rëndë në fshatin Kakunjë, Baldushk në Tiranë, ku një 21-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në një pemë.

Sipas policisë, viktima me inicialet R.K u gjet i vetëvarur në një pemë, ndërsa nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.