Një kamion ka përplasur për vdekje një kalimtare në zonën e Astirit në Tiranë.
Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, pak më parë një tjetër aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku është përplasur për vdekje një vajzë 7 vjeçare.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha” mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.