“Jemi të vetëdijshëm për këta raporte, dhe po e ndjekim nga afër situatën”, tha shkurt për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Stejt Departamentit me rastin e arratisjes së Sasho Mijallkov.

Sot për ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov u lëshua urdhër-arrest ndërkombëtar.

Ekipet policore po e kërkojnë Mijallkovin që nga dita e djeshme pasi që nuk arritën të dorëzojnë urdhrin për arrest shtëpiak të lëshuar nga Gjykata Penale e Shkupit.

Kujtojmë që ditën e premte duhet të shpallet vendimi përfundimtar për Sasho Mijallkov i cili akuzohet për përgjimet masive në rastin “Target-Fortesa”.