11 personat e arrestuar në aksionin policor “Subvencioni 2021” të së mërkurës sot pritet të dalin para gjykatës, pasi iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ata ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar për Klankosova.tv se sot mbahet seanca, gjyqtar i së cilës do të jetë Naser Foniqi.

Nga bastisja e realizuar më 24 shkurt 2021, në komunën e Prishtinës, Podujevës, Gjilanit, Istogut e Lipjanit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.