Një 20-vjeçare me origjinë greke e cila jetonte në Torino është plagosur me thikë nga ish i dashuri shqiptar.

E reja ndodhet në spital në rrezik për jetën, pasi ka marrë plagë në bark e qafë. Akti i rëndë ndodhi mbrëmë në rrugë në lagjen San Salvario.

Disa kalimtarë njoftuan karabinierët, të cilët e kapën autorin në afërsi të vendngjarjes si dhe duke sekuestruar armën e krimit.

20-vjeçarja u sulmua afër vendit ku banonte, ndërsa shkak dyshohet ndarja, pasi shqiptari nuk e ka pranuar.