Shkruan: Suat Idrizi

Shqiptarët e pafajshëm kalben burgjeve, kriminelet maqedonas arratisen!
Ditëve të fundit janë duke ndodhur disa ngjarje të cilat tregojnë shumë qartë se drejtësia në këtë shtet të kalbur ka ngelur vetëm si një definicion i shkruar në letër, sepse në realitet dhe praktikë nuk ekziston! Por, sundon drejtësia selektive, ku nëse je shqiptarë dhe nuk je i shitur tek maqedonasit atëherë gjasat që të burgosesh janë shumë të mëdhaja edhe pse nuk ke kryer asnjë vepër kundër ligjit, por mund të jesh element i ndonjë rasti të montuar ku ndonjë “pushtetmbajtës” tjetër që ka kryer vepra kundër ligjit të arratiset dhe ti të vuash dënimin i pafajshëm në vend të tij! Nga ana tjetër të fortit “të shiturit” shqiptarë dhe udhëheqësit maqedonas, janë të lirë të bëjnë çfardo veprash që të duan ata, qofshin edhe kundër ligjit, si: vrasje, vjedhje, korrupsione, manipulime dhe keqpërdorime, por nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie, dhe nuk ka kush që i dënon me ligj edhe pse ligji ekziston!

Përkundrazi, atyre u jepet e drejta e arratisjeve dhe e lirisë pa asnjë lloj dënimi, ose dënimet dhe masat u jepen në formë të thjesht vetëm në letër! Para zgjedhjeve nëpër fushata premtimet nga të gjitha subjektet politike ishin se të gjithë të pafajshmit do të lirohen nga burgjet sepse kanë vuajtur dënime në mënyrë të padrejtë, ndërsa pas zgjedhjeve u ndryshua gjithçka!
Neve si shqiptarë na konsiderojnë si 20% të popullatës, ndërsa nëse shkojmë nëpër burgje atje shohim se ata që vuajnë dënime janë mbi 80% shqiptarë, a është logjike kjo apo të gjithë shqiptarët janë kriminel dhe bëjnë vepra kundër ligjit!!
Deri kur do të vuajnë nënat, baballarët, motrat dhe fëmijët shqiptarë nga burgosja e pafajshme e të afërmive të tyre?! Deri kur për interesa personola, pazare të flliqta politike të shqipfolësve dhe maqedonasve do të burgosen shqiptarë të pafajshëm?! Deri kur do vuajnë të pafajshim dhe do të shëtisin të lirë kriminelët?!

Kush është fajtori që jemi në këtë gjendje sot?! Sigurisht NE! NE që kemi zgjedhur këta shqiptarët tanë që na përfaqësojnë neve dhe aspak nuk duan të dinë për ne pas përfundimit të zgjedhjeve! NE që kënaqemi me patriotizma të rrejshëm, dhe që vuajmë për kushtet elementare të jetës, dhe që jemi në kërkim të lirisë! NE që jemi të shtypur dhe të nënçmuar në çdo anë, mirëpo vazhdojmë të heshtim sepse kemi disa interesa të vogla personale, dhe ngadalë po zhdukemi si shoqëri! NE që për një ditë shitemi për 1.000 den, dhe 4 vite vuajmë për kafshatën e gojës! NE që disa vite jemi duke jetuar në këtë gjendje të mjerrueshme, 4 vite kritikojmë dhe përsëri gjendjen nuk e ndryshojmë! NE që frikohemi të ngrisim zërin kundër padrejtësive që na ndodhin dhe pranojmë të jetojmë të nënçmuar, vetëm e vetëm mos e prishim rehatin dhe komoditetin e komandatëve!
Të bashkohemi të gjithtë, të kërkojmë të drejtat tona, të kërkojmë barazi! Të PROTESTOJMË derisa të ketë drejtësi për të gjithë dhe jo drejtësi selektive!
MJAFT më u tallën me ne dhe na nënçmuan në çdo anë! Nëse vazhdojmë të heshtim, në një të ardhme të afërt e njejta gjë do të na ndodh edhe neve, edhe familjarëve tanë!
Të PROTESOJMË pa bajraktarizëm, pa politikë dhe pa prapavija të ndryshme, të PROTESTOJMË të gjithë të barabartë si qytetarë për të drejtat tona që na mungojnë moti kohë! Të PROTESTOJMË për DREJTËSI!
Por vetëm protestat nuk janë zgjidhje, të vetdisohemi dhe të ndryshojmë veten tonë, që bashkarisht nga vetja jonë të ndryshojmë edhe gjendjen e mjerueshme të shoqërisë sonë.
Një vendit që i mungon drejtësia, aty ka tirani!