Dërgesa e pjesës së dytë të vaksinave “Pfizer” nga Serbia do të arrijnë nesër në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht në pikën kufitare në Tabanovc. Këto vaksina do ti sjelle ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zlatibor Lonçar.

Pas 4.860 dozave të vaksinës “Pfizer” të cilat u sollën nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nesër në vend nesër pritet të arrije dërgesa e dytë e vaksinave.

“Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nesër në pikën kufitare në Tabanovc do të pres delegacion nga ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zlatibor Lonçar i cili do të dorëzoje edhe pjesën e dytë të vaksinave “Pfizer” për RMV-në” kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.

RMV, deri tani janë vaksinuar 1.155 punonjës shëndetësor kundër Covid-19

Deri më tani 1.155 punonjës shëndetësor e kanë pranuar vaksinën kundër Covid-19. Vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta, informoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.

Vaksinimi në vend filloi më 17 shkurt me imunizimin e 202 punonjësve shëndetësor.

Dr. Dobrinka Naunova-Jovanovska dhe kryeinfermierja Gabriela Temellkovska nga stafi i Klinikës për Sëmundje Infektive ishin të parat në vend që morën vaksinën kundër kovid-19.

“Është pa dhimbje, ndihem shkëlqyeshëm. Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur veten nga infeksioni aktual gjatë gjithë vitit”, tha Dr. Naunoska.

Për të siguruar mbrojtje ose imunizim kolektiv, gjegjësisht për të ndërprerë përhapjen e kovid-19, siç thonë nga Organizata Botërore të Shëndetësisë, është e nevojshme që rreth 70% e popullatës të vaksinohen. Ekspertët shëndetësorë vlerësojnë se duhet kohë për të vaksinuar 70 përqind të popullsisë në mënyrë që, të themi kushtimisht, të mund të “merrnim frymë” më lirshëm.