Pandemia Covid-19 ka dëmtuar mjaft rëndë kompaninë franceze “Renault”.

“Renaulti” ka raportuar për 8 miliardë euro humbje për vitin 2020 si pasojë e pandemisë.

Sipas njoftimeve, virusi ka lënë pasoja edhe te partneri japonez i kësaj kompanie, “Nissan”.

“Renaulti” ishte tashmë duke e marrë veten nga humbja prej 141 milionë eurove gjatë vitit 2019, por pandemia e ka goditur ende më shumë, raportojnë mediat e huaja.

Kjo kompani është themeluar, më 1899 dhe prodhon çdo vit lloje të ndryshme të veturave, duke përfshirë këtu edhe kamionë, traktorë e autobusë.