Arkeologët në Pompei, Itali, kanë zbuluar një karrocë ceremonaile, që besohet se përdorej për dasma.
Karroca me katër rrota u gjet afër një stalle ku tre kuaj ishin gjetur në vitin 2018.
Ekspertët besojnë se ka gjasa është përdorur në festa dhe parada, me gjetjen e përshkruar si “të jashtëzakonshme” dhe “në një gjendje të shkëlqyer të ruajtjes”.
Pompei, i përfshirë nga një shpërthim vullkanik nga mali Vesuvius, konsiderohet thesar arkeologjik.
Shpërthimi vullkanik e varrosi qytetin në një shtresë të trashë hiri, duke ruajtur shumë prej ndërtesave të tij.
Karroca u gjet në një portik të nivelit të dyfishtë të lidhur me stallat në një vilë antike në Civita Giuliana, në veri të mureve të qytetit antik.