Një person ka raportuar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejti të tij, si pasojë viktima ka mbetur i plagosur në këmbë. “Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pas marrjes së tretmanit është liruar. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”, njoftojnë nga policia e Kosovës.