Lady Gaga, gjatë ditës së sotme ka ofruar një shërbim prej 500.000 dollarësh dy personave që I vodhën dy qentë e saj.

Një veprim të tillë e bëri një këmbësor në Los Angeles, ndërsa u largua me dy prej qenve, Koji dhe Gustav, ndërsa Mis Asia arriti të largohej, shkruan Mirror.

Ndërkohë, në rrjete sociale ajo ka thyer heshtjen, duke treguar me pikëllim mungesën e tyre.

“Qentë e mi të dashur Koji dhe Gustav u morën në Hollywood dy natë më parë. Jam e lënduar dhe po lutem që familja ime të shërohet përsëri me një akt mirësie, shkruajti Gaga.

Tutje ajo shtoi: “Unë do të paguaj 500,000 dollarë për kthimin e tyre. Dërgoni me email [email protected] për të na kontaktuar”.

Ndërkohë është e paqartë nëse hajdutët e dinin se qentë i përkisnin Gaga-s. Sidoqoftë, bulldogët francezë janë shumë të kërkuar dhe shiten diku midis 3,000- 5,000 dollarë.