Një person është djegur brenda një objekti në Ulpianë, njofton Klan Kosova.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se rreth orës 09:00 të mëngjesit është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokolari”.

Personi në fjalë është shtetas i huaj.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari” në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Bazuar në të dhënat fillestare nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet për një person të vdekur (shtetas i huaj) në rrethana të dyshimta brenda objektit të përfshirë nga zjarri.

Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rastin respektivisht për rrethanat e kësaj vdekjeje të dyshimtë si dhe shkaqeve të zjarrit, por edhe ndërlidhjen eventuale mes tyre”, tha Borovci.