Autori i famshëm veprat e shumta të të cilit janë kthyer në filma, Nicholas Sparks ka paralajmëruar publikimin e veprës së re.

“The Wish” quhet novela të cilën autori do ta publikojë më 28 shtator, lajmin e së cilës e ka dhënë në rrjete sociale.

“Jam shumë i ngazëllyer për të njoftuar novelën time të ardhshme, i cili tregon historinë e dashurisë së parë midis Maggie Dawes dhe Bryce Trickett, dhe vendimet që na ndjekin përgjithmonë”, ka shkruar Sparks.

Sparks ka të publikuar 17 vepra deri më tani.