Farmacistja Kumrije Citozi ka humbur jetën në moshën 68-vjeçare.

Këtë e ka bërë të ditur Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, por mbetet e paqartë se cila është arsyeja që i mori jetën.

Kumrija jetonte dhe e ushtronte profesionin në qytetin e Durrësit. Humbja e saj dëshpëroi të afërmit, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që patën mundësinë të punonin me të.

Njoftimi i Urdhrit të Farmacistëve

Të nderuar kolegë,

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Kumrije Çitozi (Gazheli).

Kumrije Çitozi (Gazheli) lindi më 31.12.1953, në qytetin e Krujës. Ne vitin 1976 përfundoi studimet e larta për farmaci në Universitetin e Tiranës. Kumrija jetonte dhe e ushtronte profesionin e vet në qytetin e Durrësit.

Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe për familjarët e saj, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!