Një mjek në Sacramento, Kalifornia u bashkua me një seancë gjyqësore në “Zoom” teksa operonte pacientin në sallën e operimit.

Scott Green mbante veshur uniformën kirurgjikale kur u paraqit në gjyqin e tij virtual të enjten, njoftoi Sacramento Bee.

Gjykatësi tha që kjo nuk do të ishte “e përshtatshme” dhe e shtyu gjyqin. Bordi mjekësor i Kalifornisë tani ka thënë në një deklaratë se do të shqyrtojë incidentin, duke shtuar se “pret që mjekët të ndjekin standardin e kujdesit kur trajtojnë pacientët e tyre“.

Para seancës së Gjykatës Supreme të Sacramento, e cila u transmetua drejtpërdrejt në YouTube, një nëpunës gjykate pyeti kirurgun plastik: “Përshëndetje, Z. Green? A jeni i disponueshëm për gjykim? Duket sikur ju jeni në një sallë operacioni“.

Green u përgjigj: “Unë jam, zotëri. Po, unë jam në një sallë operacioni tani. Po, unë jam në dispozicion për gjykim. Vazhdoni“.