Milan është kualifikuar tutje në Europa League, pas rezultatit të përgjithshëm në dy takimet ndaj Crvena Zvezdas.Skuadra italiane ka barazuar në dy ndeshjet ndaj Crvena Zvezdas (2-2) dhe sonte 1:1, andaj golat si mysafir, ia lejuan atyre të vazhdojnë tutje në Europa League.

Në ndeshjet tjera, Roma ka fituar ndaj Bragas me rezultatin 3:1 dhe është kualifikuar tutje me rezultatin e përgjithshëm 5-1.
Edhe skuadra e Ole Gunnar Solskjaer, Manchester United ka kaluar tutje në 1/8 e Europa Leagues, pas fitores ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e kaluar.Triumfi 4-0 në takimin e parë, ia mundësoi “Djajve të Kuq” kalimin tutje.