Angela Merkel ka refuzuar që të marrë vaksinën kundër Covid-19. Ajo i ka lënë radhë më të moshuarve apo kategorive të tjera të cilët janë më të rrezikuar.

Gjatë një interviste për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine” Merkel tha: Unë jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar për Astra-Zeneca. Por është një vaksinë e besueshme, efektive dhe e sigurt dhe është aprovuar.

Ndonëse në vendet e tjera, krerët e qeverive vaksinohen për t’i treguar popullit se vaksina është efektive, Merkel ka zgjedhur që të mos bëjë të njëjtin veprim. E pyetur nëse është e frikësuar nga infektimi ajo thotë se po bën çdo gjë që të mos infektohet.

“Unë nuk dua të infektohem me koronavirus dhe po bëj gjithçka për ta parandaluar atë. Unë personalisht njoh njerëz që janë goditur rëndë, të cilët mezi kanë e përballuar sëmundjen. Njerëzit e tjerë gjithashtu mund të pësojnë dëme të rënda afatgjata. Së pari duhet të vaksinohen të moshuarit, ata me sëmundje të tjera dhe gjithashtu njerëzit që janë në kontakt të ngushtë me njerëz të infektuar. Ky është një urdhër i arsyeshëm të cilit dua t’i përmbahem.”– thotë ajo.