Ejup Berisha

Në jetë ka njerëz të lirë por ka edhe të atillë që janë të robëruar. Lufta për liri është lufta më e vjetër që është zhvilluar qysh nga mpmenti ku njeriu e ka kuptuar se i është rrezikuar pavarisa dhe liria apo kur definitivisht e ka parë se është robëruar. Kjo luftë vazhdon edhe sot e kësaj dite sepse akoma kemi njerëz të robëruar edhe pse në shumicën e shteteve të botës kemi Parlamente të zgjedhura në mënyrë të lirë përmes zgjrdhjeve demokratike si dhe qeveri që funkcionojnë në bazë të kushtetutave dhe ligjeve që miratohen në bazë të procedurave demokratike.Robëri ka pasur edhe në kohën e Greqisë Antike që llogaritet si djepi i demokracisë .Robëri kemi edhe sot e kësaj dite, nuk e di se a keni dëgjuar për formën më të re të robërimit të individëve që njihet si kapje e shtetit apo dhe e shoqërisë nga ana e elitave politike qofshin ato në pushtet apo dhe në opozitë sadoqë diskush mund të më kritikoj dhe keqkuptoj për këtë të fundit që e themë megjithate unë qëndroj në konstatimin e shkruar. Sot pra një numër i konsiderueshëm i njërëzve është rob i subjekteve politike të cilat i kanë kufizuar të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe drejtëisnë e kanë sjellur në nivelin minimal të mundshëm. Shembuj tipik të këtij llloji të robërimit janë shtetet e Gadishullit të Ballkanit ku seriozisht janë kufizuar të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe ku kemi shumë pak drejtësi. Kur vien në pikpyetje të drejtat dhe liritë e njeriut dhe vehet në rrezik drejtësia lufta për kthimin e tyre në gjendje normaliteti është obligim i çdo njeriu të vetëdijsgëm për gjendjen e pavolitshme në të cilën jeton dhe vepron. Kjo luftë nuk duhet të jetë vetëmse shprehje dëshirash por e njëjta duhet të jetë obligim parësor njerëzor. Nëse njerëzit nuk e bëjnë luftën për këtë qëllim atëher kjo do të thotë se ata pajtohen me gjendjen e tyre apo me robërinë. Pra do të ripërsëris kur sulmohen me qëllim që të pamundësohen dhe eliminohen liria dhe drejtësia përpjekjet për kthimin e tyre në gjendjen normale nga ana e njerëzve të robëruar është domosdoshmëri e patjetërsueshme, e pashtyeshme dhe e domosdoshme. Kërkimi për rikthimin e lirisë dhe për reinstalimin e drejtësisë nuk duhet të jenë qështje interneti apo dhe statusesh te bukura që shkruhen dhe postohen nëpër rrjetet sociale nga ana e shumicës së njerëzve por këto duhet të jenë qështje akcionesh konkrete të ndërmarra dhe të zbatuara nga ana e njerezve ne teren apo dhe qështje të presionit si aktivitet i domosdoshëm dhe real e jo vetëmse shprehje e deshirave të kota Kur njerëzit janë të robëruar kjo do të thotë se ata janë të kufizuar por dhe të dirigjuar. Robëria është gjendja më e keqe individuale apo dhe grupore që një njeri apo më shumë njerëz mund ta përjetojnë në jetën e tyre. Askush nuk e dëshiron robërinë gjithashtu asnjë njeri nuk dëshiron të robërohet me dëshirë apo me vetvullnetin e tij. Robërimi është qështje e përdorimit të forcës si dhe të metodave por edhe të mjeteve të dhunshme nga të cilat detyrimisht pason detyrimi i njerëzve të nënshtrohen dhe ta humbin lirinë e tyre personale. Pra këta dikush i detyron me dhunë që tu nënshtrohen urdhërave dhe dëshirave të tyre apo urdhërave dhe dëshirave të ndonjë autoriteti tjetër që është i gatshëm të zbatojë dhunë duke i kufizuar lirinë dhe të drejtat e individëve të cilët i nënshtrohen forcës apo dhe vullnetit të tij . Shoqëritë njerëzore që e vendosin dhe e zbatojnë robërinë sot ato janë shoqëri skajshmërisht të prapambetura dhe primitive. Shpresoj të mos jetë realiteti i tillë prezent në shtetin dhe shoqërinë tonë. Prandaj mos harroni që ti mbroni liritë dhe të drejtat e tuaja njerëzore dhe të insistoni që të ketë drejtësi.