Ikja e Ish shefit të DSK-së, Sasho Miajllkovit dhe rikthimi i tij sërish para Prokurorisë për gazetarin Besian Leka është teatër për të vendos nën hije “Monstrën”

“Meqe ra fjala, ky teatri me Mijallkovin u be per me e vendos nen hije “Monstren”” ka shkruar Leka përcjell TS.

Nga ana tjetër Sasho Miajllkov u shpreh se ka qenë i sëmurë dhe nuk ka ikur nga vendi

“Kisha temperaturë mbi 40 gradë dhe simptoma të Kovid, prandaj u izolova.
Unë asnjëherë nuk do të ik. Ata që më njohin e dinë se unë kur e jap fjalën nuk e shkeli. I kërkoj falje qeverisë, kryeministrit, ministrave. Tani po shkoj ta mar vendimin në prokurori për fletarrest shtëpiak” u shpreh Miajllkov.

Ai nuk ka treguar se ku ka qëndruar gjatë kësaj kohe që nuk kanë mundur ta gjejnë organet e rendit.

Menjëherë pas paraqitjes së Mijallkovit ka reaguar edhe kryeministrit Zoran Zaev, duke e konsideruar si sukses gjetjen e Mijallkovit. Zaev ka paralajmëruar edhe deklaratë për më vonë.

Ndryshe sot Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, si dhe Agim Ismailoviqin, gjykata Penale në Shkup  i shpalli sot fajtorë për veprën në rastin “Monstra” dhe u dënuan me burg të përjetshëm./TS/