Nga Arben Llalla

Që Edi Rama të qëndronte në pushtet edhe katër vjet, në vitin e fundit të mandatit të parë bëri një pakt të madh me Greqinë. Marrëveshja që arriti me mitropolitët e Amerikës, mëkëmbësit e qeverisë greke në pak pika ishte:
1. Zhdukja e Çështjes Çame nga agjenda qeveritare e bisedimeve.
2. Zhdukja e emrit “Çamëri” nga tekset shkollore dhe të historisë.
3. Zhdukja e njëjtë e emrit “Kosovë”.
4. Zëvendësimi i këtyre emra me “shqiptarët e Greqisë” dhe “shqiptarët e Jugosllavisë”.
5. Falja e detit.
6. Lejimi i censusit vetëm për minoritarët.
7. Shpallja e Himarës autonome.
8. Zhdukja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
9. Shpallja e Shqipërisë shtet multietnik.
Kjo marrëveshje ogurzezë e mbajti Edi Ramën në pushtet për katër vjet të tjera dhe pothuaj të gjitha pikat e larpërmendura u zbatuan. Ai nuk ia doli dot vetëm të zhdukte PDIU-në, falë meritës së veçantë të komunitetit çam, Shoqatës “Çamëria”, e cila kuptoi rrezikun kombëtar dhe shpëtoi faktorin e saj politik duke u sjellë si gjatë persekutimit të Enver Hoxhës. Çamët qëndruan bashkë, u lidhën edhe më shumë me njëri-tjetrin duke i shpëtuar diversionit. Natyrisht, zgjodhën mos të fshiheshin dhe bënë në këto katër vjet një nga opozitat më shembullore duke u përplasur drejtpërdrejtë me regjimin.
Së fundmi, çamët kanë arritur një marrëveshje elektorale shumë të mirë për të shfrytëzuar në maksimum mundësinë politike të rikthimit në Kuvend me një grup parlamentar. Nuk është e vështirë të kuptohet që largimi i Edi Ramës dhe zarave të tij do të thotë ringritja e madhe e Çështjes Çame.
Meqë ra fjala për zarat, na del lali Fiku që shkon vend e pa vend dhe na flet për ca aleanca që i shpik për t’i bërë qejfin Ramës që ia skuq bythët me thupër.
Për ndonjë “çam” të dehur me leje ndërtimi duhet thënë vetëm kaq:
Shpëtim Idrizi ka nënshkruar një marrëveshje me Lulzim Bashën dhe me asnjë politikan tjetër të opozitës.
PDIU ka marrëveshje me PD-në dhe me asnjë parti tjetër të opozitës.
Në këtë marrëveshje asnjë votë çame nuk do të ndihmojë që të bëhet deputet askush, përveç se kandidatit çam për deputet, jo si ndodhi në vitin 2017.
Lali Fiku si zar që vjen rrotull në brekët e shefit të tij mund ta lërë dhe mushkën me barrë, por me PDIU-në mos të kruhet, se rrëzimi i tij dhe Edi Ramës vjen pikërisht nga këto mandate. Të gjitha sondazhet thonë të njëjtën gjë që aty është vija ndarëse e pushtetit. Kaq gjë e paska mësuar dhe lali Fiku, por fiku mund të bëhet vetëm reçel, se vota ta harrojë që bëhet më.