Në orët e para të mëngjesit është zbuluar një prerë e pashpërthyer në qytetin e Kukësit.

Burimet bëjnë me dije se zona ku është gjetur predha është e banuar me shtëpi dhe pallate dhe ndodhet pranë Divizionit ushtarak në Kukës, ku pranë saj kalon edhe “Rruga e Kombit”.

Mësohet se predha është zbuluar nga banorët e zonës, të cilët më pas kanë lajmëruar dhe autoritetet policore, dhe në orët në vijim pritet që të ketë një shpërthim të komanduar të predhës. /albeu.com/