Kandidati i VV-së për deputet, Liri Loshi, ka bërë një propozim interesant.

Përmes një status të hedhur në Facebook, ai tha se Akademia e Shkencave dhe Arteve duhet të mbyllet.

Madje, Loshi ishte i papërmbajtshëm në fjalorin e tij, pasi tha se “Nuk di që ka një shtet demokratik, i cili iu jep rroga pleqve “akademikë” pse ata dalin në zyrë për t’i kruar topat e tyre, siç ndodh në Kosovën tonë të stërmbushur me “akademikë””.

Statusi i plotë:

Nuk di që ka një shtet demokratik, i cili iu jep rroga pleqve “akademikë” pse ata dalin në zyrë për t’i kruar topat e tyre, siç ndodh në Kosovën tonë të stërmbushur me “akademikë”.

Në vend të akademizmit ne duhet ta stimulojmë novatorizmin shkencor e teknologjik që vie nga rinia jonë e mrekullueshme. Propozim konkret: ta mbyllim Akademinë e shkencave dhe të arteve (të pleqve) dhe ta hapim Qëndrën e ideve novatore në të njëjtën ndërtesë në Prishtinë.

Shoqëria duhet të lëvizë përpara me projekte të dobishme. Çdo cent i buxhetit të shtetit të shfrytëzohet për nevojat reale të shoqërisë dhe jo të grupeve të interesit që nuk bëjnë asgjë për shoqërinë.