Ka përfunduar ndeshja në mes Veronas dhe Juventues.Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1, rezultat ky që nuk i konvenoi aspak skuadrës së Andrea Pirlos.

Ishte një ndeshje shumë interesante me golat që u shënuan vetëm në pjesën e dytë.

Fillimisht Cristiano Ronaldo realizoi një gol të bukur për “Biankonerët”, por më pas Barak realizoi gol me kokë për epilogun përfundimtar të kësaj sfide.Pas këtij barazimi, Juventus mbetet në pozitën e tretë me 46 pikë, kurse Verona renditet në pozitën e 9-të me 35 pikë.