KOMENTEDownload WordPress Themes and plugins.Free Download Nulled WordPress Themes and plugins.
Në pritje të zhvillimit zgjedhjeve presidenciale, te Barça vazhdojnë të punojë për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe përparësia është nënshkrimi i një sulmuesi. Përveç Memphis Depay, kapiten i Lyonit, ditët e fundit është përfolur si përforcim i mundshëm Erling Haaland, “ylli” i Borussias së Dortmundit, por situata delikate financiare e katalanasve e bën operacionin shumë të komplikuar.

Përballë kësaj situate, Barça ka alternativa të tjera për repartin e avancuar dhe një nga lojtarët e parapëlqyer është suedezi Alexander Isak, sulmuesi i Real Sociedadit. Siç thekson “ESPN”, katalanasit e kanë parë nga afër Isakun që nga tetori i kaluar dhe përshtypjet janë pozitive për shkak të moshës së re dhe përvojës së tij në LaLiga, ku këtë sezon ai ka shënuar 12 gola në 20 ndeshje.