Interi ka vazhduar me fitore në Serie A, duke e mposhtur në shtëpi Genoan të shtunën me rezultat bindës 3:0.

Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte, mbetet lider në pozitën e parë me 56 pikë.

Serinë e golave vendasit e hapën në minutën e parë të ndeshjes me Romelu Lukakun që shënoi për 1:0.

Në minutat në vazhdim dominuan vendasit por nuk arritën të shënonin.

Edhe në pjesën nikoqirët realizuan edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 69-të

Matteo Darmian, dyfshoi epërsinë në 2:0.

Golin e tretë dhe të fitores e realizoi Alexis Sanchez për rezultatin final 3:0.