Një i ri qëlloi për vdekje të dashurën e tij shtatzënë pasi kjo e fundit i tha që dëshironte që fëmija të mos ishte i tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në SHBA ku Jason Broën, 24 vjeç qëlloi me armë zjarri të dashurën e tij, nënë e 4 fëmijëve të tjerë, Katara Bray 22-vjeç.

Policia arriti në vendngjarje pas denoncimit për të shtëna dhe gjeti nënën e re të vrarë në makinën e Jason Broën i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas arrestimit, i riu deklaroi se ngjarja ndodhi pas një sherri mes çiftit ku nëna e re i tha atij që dëshironte që fëmija që do të lindte, të mos ishte i tij.

Vetëm pak orë para krimit, Katara Bray shkroi në Instagram se dy javë më parë ishte konfirmuar sërish shtatzënë. /albeu.com/