Në korrik u zbulua lidhja e re e Rita Orës me regjisorin me origjinë greko-franceze, Romain Gavras. Dyshja kaloi pushimet së bashku, mirëpo ata janë kujdesur që të mos shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin në publik. Para disa muajsh u raportua se gjërat mes tyre ishin bërë familjare, sepse Rita dhe Romain u panë në një kafe me motrën e këngëtares, Elena Ora.

Mirëpo u tha se gjërat mes çiftit nuk po shkonin ashtu siç ishte parashikuar. Daily Mail raportoi se Rita dhe Romain po kalonin një krizë në çift dhe shkak ishte bërë pandemia dhe thyerja e rregullave nga ana e këngëtares.

Thuhet se pas gjithë gjobave dhe ndëshkimit publik që mori, Rita ka nisur të ndjekë rregullat e Covid-19, por kjo gjë e ka mbajtur larg partnerit të saj për shkak të ndalimit të udhëtimeve.

Ishte Romain ai që mohoi lajmet për ndarjen, por ç’bën e dashura e tij në plazhet e Australistë në shoqërinë e një mashkulli tjetër?

30-vjeçarja është fotografuar së bashku me motrën e saj, Elena dhe një djalë, i cili nuk dihet se kush është. Rita dukej mjaft e qeshur dhe e lumtur, pavarësisht se ka patur një periudhë paksa të vështirë kohët e fundit.