Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka njoftuar se si pasojë e COVID-19 ka ndërruar jetë infermierja Miradije Pllana – Hoti.Sindikata e Infermierëve në telegramin e ngushëllimit thotë se, Miradije Pllana – Hoti do të kujtohet si profesioniste e përkushtuar në punë dhe që nuk ndaloi së shërbyeri pacientëve, përgjatë shumë viteve.“Sindikata e Infermierëve të Kosovës, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin se nga virusi COVID-19, ka ndërruar jetë Miradije Pllana-Hoti, infermiere në Klinikën e Neurologjisë, QKUK. Do të kujtohet si profesioniste e përkushtuar në punë dhe që nuk ndaloi së shërbyeri pacientëve, përgjatë shumë viteve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.Si pasojë e COVID-19 në Kosovë kanë humbur jetë disa mjekë dhe disa infermierë.