Pak më parë gjykata e Apelit ka lënë të lirë një nga infermierët dhe sanitaren e ‘Shefqet Ndroqit’ të cilat akuzohen të përfshira në skemën e korrupsionit të Tires.

Janë lënë në detyrim paraqitje infermieria Sidorela Çela dhe sanitarja, Rukije Hoxha. Ndërkohë që për Mira Bushin dhe Sheqerie Koçin, gjykata ka vendosur mospranim ankimi, për çështje procedure.

Avokatja Antoneta Sevdari, e cila mbron infermieren Sidorela Çela teksa tha për mediat se Gjykata kishte vlerësuar të paligjshëm ndalimin e tyre dhe sipas saj e gjente të drejtë lirimin e tyre nga ambientet e qelisë.

‘Detyrim për t’u paraqitur e mbështesim vendimin e gjykatës. Prokurori nuk kishte evidentuar veprimin apo mos veprimin.

Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Gjykata tha se prokuroria duhet të kishte konstatuar veprimet e paligjshme, dhe se në përgjime nuk kishte prova të mjaftueshme për të evidentuar bashkëpunimin mes personave”, deklaroi avokatja.