Deri më tani, 1,155 punonjës shëndetësorë kanë marrë vaksinën kundër Covid-19, njoftoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook.

“Vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta. Përmes uebfaqes “Vakcinacija.mk” janë realizuar 63,075 aplikacione nga qytetarët që shprehin interes për vaksinim. Deri në fund të kësaj jave, ne po presim sasitë e mbetura të vaksinave nga Serbia, si dhe 200,000 vaksinat kineze”, tha Filipçe.