Të shtëna të shumta me armë janë dëgjuar në Lezhë mesditën e sotme.

Sipas banorëve të zonës, raportohet se arma e përdorur është kallashnikov.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Policia nga ana tjetër është duke kërkuar vendin ku ka plasur kallashi në Lezhë, pasi ende nuk ka një vendngjarje.