Çka po ndodhë: Kasami kundër Zaevit,akuzon Qeverinë për dështim!?

Bilal Kasami i cili është pjesë e koalicionit,,mozheme” të LSDM në emisionin Click Plus duke folur për ikjen e Sasho Mijallkov,ka thënë se institucionet kanë faj dhe përgjegjësi për ikjen e Mijallkov.

Kasami ka thënë se Gjykata, Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë përgjegjësi që kanë lejuar ikjen.
Kjo sipas tijë flet për faktin se reformat në gjyqësorë dhe në sistemin e drejtësisë kanë dështuar.

Kasami,edhe pse është pjesë e Qeverisë akuzon Kryeministrin Zaev për dështim të reformave në drejtësi dhe sistemin gjyqësor.
Është e habitshme,se ditëve të fundit janë shtuar zërat për shpërbërje të shumicës parlamentare të përbërë nga Koalicioni Lsdm-BDI ku bën pjesë edhe Besa e Bilall Kasamit.
Zaev,nga ana tjetër para disa ditëve edhe pse fillimisht përkrahu propozim-ligjin për letërnjoftimet të propozuar nga Besa që ishte kusht dhe premtim i vetëm me të cilin Besa arsyetoi bashkangjitjen e sajë me koalicionin ,,mozheme” të përbërë nga shumë parti e të udhëhequr nga Lsdm.
Deklaratat kontradiktore mes Lsdm dhe Besës ditëve të fundit janë shtuar shumë,por pritet në ditët në vazhdim të shihet nëse Besa edhe më tej të vazhdoj të jet pjesë e Qeverisë ose do të braktisë shumicën parlamentare.