Rafael Benitez është një ndër trajnerët më të njohur dhe më me eksperiencë, me spanjollin që prej disa kohësh është zhdukur nga vëmendja e mediave dhe e futbollit.

Në 2 vitet e fundit, trajneri ka drejtuar ekipin kinez të Dalian Proffesional, me të cilët mbylli marrëveshjen në mënyrë konsensuale në janar të këtij viti.

Tashmë Benitez është i lirë dhe po mendon seriozisht rikthimin në Europë. Mediat së fundmi kanë raportuar se spanjolli mund të marrë drejtimin e Celtic. Gjiganti skocez është pa trajner pas largimit të Neil Lennon, i cili dështoi krejtësisht këtë sezon.

Celtic është plot 18 pikë pas rivalëve të përjetshëm të Rangers, që kryesojnë kampionatin duke dominuar gjithçka. Klubi nga Gllasgou e sheh trajnerin Benitez si njeriun ideal për të rikthyer ecurinë pozitive dhe për të rikthyer Celticun si dominues të futbollit skocez.

Tani mbetet për t’u parë nëse palët do të arrijnë një marrëveshje.