Legjenda holandeze e futbollit, Clarence Seedorf ka bërë një deklaratë interesante në fundmi.

Ai thotë se rrallëherë e kontakton ndonjë klub për postin e trajnerit për arsyen e thjesht se ai “nuk është i bardhë”.

“Nuk ka barazi në këtë drejtim. Nuk shikohen statistikat. Nuk ka asnjë njeri të zi në një pozicion të fortë futbolli”, ka thënë Seedorf.

“Kjo duhet të ndryshojë sepse shanset duhet të jenë të barabarta për të gjithë”, tregoi Seedorf.

Ndryshe, si trajner, Seedorf e nisi karrierën te të rinjtë e Milanit, më pas te Deportiva La Coruna, si dhe te Kombëtarja e Kamerunit.