Bedri Ajdari si njëri nga organizatorët e protestës së sotme për rastin “Monstra”, ka dërguar kritika ndaj përbërjes aktuale në qeveri.

Ka kërkuar që të publikohen përgjimet ilegale që u premtuan se do të publikohen, ndërkaq ka bërë thirrje që në proces të kyçen edhe ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara.

“Edhe kjo Qeveri na zhgënjeu, sepse dhe prokuroria e mori rolin e gjykatës së atyre që ishin të involvuara”, tha Ajdari gjatë protestës, transmeton TV21.

Kështu, ata me parullë kanë dërguar kritika dhe pakënaqësi ndaj kryeprokurorit të shtetit, Lubomir Joveski, ndaj shefes së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, Villma Ruskovka, ndaj prokurores Fatime Fetai dhe ndaj gjykatëses, Dobrilla Kacarska.

Kanë kërkuar edhe hetime ndërkombëtare për rastet si “Monstra”, për Almir Aliut, “Lagjen e trimave” dhe “Alfa”.