Gazetarja e njohur nga Maqedonia e Veriut, Anita Latifi ka një mesazh për mërgimtarët në prag të regjistrimit të popullatës në këtë vend.

“Mërgimtare e mërgimtarë,

pas 19 vitesh shteti “mori guximin” të na numërojë.

Ju lutem, prej nesër (1 MARS) në aplikacionin e Entit të Statistikës dhe mos përtoni t’i lajmëroni në telefon a tu shkruani një mesazh të afërmve tuaj (në viber a në whatssup a ku të doni) tu thoni të regjistrohen…

Mërgimtare e mërgimtarë, kjo është një prej detyrave më të rëndësishme që keni. Për veten tuaj! Për ne!

PS Kjo nuk do të thotë se jeni të liruar nga çokollatat dhe gjësendete tjera që duhet të na i sillni😜”, thuhet në mesazh.

Nga nesër, e hënë, 1 mars 2021, fillon procesi i vetregjistrimit në adresën: https://census.stat.gov.mk/