Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar të dhënat e një studimi të fundit nga ku dhe ka zbuluar se çfarë ndodh nëse vaksinohet dikush që e ka kaluar COVID-19.

Alimehmeti shkruan në rrjetet sociale se kërkuesit e Fakultetit të Mjekësisë në Mount Sinai, Neë York (SHBA) përmes një studimi të botuarmë 1 Shkurt 2021, studiuan pikërisht diferencat e përgjigjes së vaksinës ndërmjet atyre që e kanë kaluar dhe atyre që nuk e kanë kaluar sëmundjen.

Nga kjo ka dalë se ata që e kanë kaluar sëmundjen, me një dozë të vetme vaksine arrijnë një nivel antitrupash 10-fish më të lartë se sa personat që nuk e kanë kaluar sëmundjen dhe që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Kurse, marrja e dozës së dytë e ngre nivelin e antitrupave në 16-fish në krahasim me ata që nuk e kanë kaluar.

Mesazhi i mjekut

E vërteta nuk kthehet në më pak të vërtetë vetëm sepse askush nuk e ndjek atë.” Cit.: Dr. Abhijit Naskar! Miqtë e mi, prej disa ditësh shumë prej jush më kanë pyetur çfarë ndodh nëse vaksinohet dikush që e ka kaluar infeksionin natyror nga COVID-19!

Duke marrë shkas prej këtyre pyetjeve, le të shohim së bashku të vetmin studim të kryer në këtë drejtim: Kërkuesit e Fakultetit të Mjekësisë në Mount Sinai, Neë York (SHBA) përmes një studimi të botuar preprint më 1 Shkurt 2021, studiuan pikërisht diferencat e përgjigjes së vaksinës ndërmjet atyre që e kanë kaluar dhe atyre që nuk e kanë kaluar sëmundjen.

– Në detaj ata vaksinuan me vaksinën e Pfizer-BionTech ose të Modernës: 68 persona seronegativë (nuk e kanë kaluar sëmundjen), dhe 41 persona seropozitivë (e kanë kaluar sëmundjen.

Siç e dimë, kjo vaksinë kërkon të përdoret një skemë me dy injeksione me distancë 3-javore dhe pritet që maksimumi i përgjigjes të ndodhë rreth 1 javë pas marrjes së dozës së dytë.

Autorët matën përgjigjen e antitrupave te këta individë, si edhe studiuan efektet anësore ndër ta.

– Figura A: Rezultatet e përgjigjes së titrit të antitrupave (shprehur në AUC “area under the curve”):

1- Te personat që nuk e kishin kaluar sëmundjen: përpara vaksinimit: AUC = 1 9-12 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 439; 13-16 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 1.037; 17-20 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 1.037; 21-24 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 1.075

Pas dozës së dytë: AUC = 1.399

2- Te personat që e kishin kaluar sëmundjen: përpara vaksinimit: AUC = 91; 5-8 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 14.20; 9-12 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 20.783; 13-16 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 25.927; 17-20 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 12.661; 21-24 ditë pas vaksinës së parë: AUC = 16.263

Pas dozës së dytë: AUC = 22.509; – Pra e thënë shkurt:

1- Ata që e kanë kaluar sëmundjen, me një dozë të vetme vaksine arrijnë një nivel antitrupash 10-fish më të lartë se sa personat që nuk e kanë kaluar sëmundjen dhe që i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

2- Marrja e dozës së dytë e ngre nivelin e antitrupave në 16-fish në krahasim me ata që nuk e kanë kaluar. – Figura B: Efektet anësore të vaksinave: Të gjitha efektet anësore ishin të lehta. Efektet anësore ishin më të shumta dhe më të forta te personat që e kishin kaluar sëmundjen.

– Efektet anësore përfshinin: dhembje, enjtje dhe skuqje në vendin e injeksionit, lodhje, dhembje koke, ndjenjë ethesh, dhembje muskujsh, temperaturë, dhe dhembje të artikulacioneve.

– Autorët dalin në përfundimin se: 1- Ndryshimi i politikës së vaksinës që t’u jepet vetëm një dozë vaksine personave që e kanë kaluar sëmundjen: nuk do të ndikonte negativisht në titrat e antitrupave, do t’u kursente atyre vuajtje të panevojshme, dhe do të vinte në dispozicion shumë doza vaksinash që nevojiten me urgjencë për të tjerë.