Një këmbësor përfundoi në spital këtë të mërkurë, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:35, në aksin rrugor Fier-Patos.

Policia thotë se këmbësori, identiteti i të cilit nuk dihet ende, u përplas nga një 33-vjeçar me iniciale D. Xh. Ky i fundit u shoqërua në polici, ndërsa i aksidentuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autoritetet thonë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.