Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mbrëmjen e djeshme në “Rrugën e Kombit” ku humbi jetën një i ri.

Në aksident u përfshinë dy makina të vogla dhe një trajler në afërsi të Rrëshenit.

Burimet bëjnë me dije se trupi i viktimës ka qëndruar rreth 30 minuta në automjetin tip BMW dhe është nxjerr i pajetë prej aty.

Mësohet se viktima është shtetasi Armand Xhaferri (Gjoka) 30 vjeç.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave nga ana e Policisë. /albeu.com/