Ekspertë italianë kanë zbarkuar në Pukë ditën e sotme në vendin ku u gjet e djegur makina e biznesmenit italian, Davide Pecorelli.

Ata shoqërohen në këtë inspektim nga Tonin Vocaj, Drejtori i Policisë Kriminale.

Makina e biznesit Davide Pecorelli u gjend e shkrumbuar në Pukë me disa eshtra brenda, pasi partnerja e tij shqiptare kishte denoncuar zhdukjen e tij.