Nga sot Donald Trump do të ketë një pension vjetor prej 221.400 dollarëve dhe disa benefite tjera që vlejnë shumë më shumë sesa pensioni vjetor.

E mundur – por jo e sigurtë – këto benefite mund t’i humb nëse dënohet pas thirrjes së Senatit për ta shkarkuar.

E sipas ligjit në fuqi, pensioni nuk do t’i takonte presidentëve që gjatë ushtrimit të funksionit “janë shkarkuar” përmes “impichment”.

E pasi që Trump po ballafaqohet me impichment nga Senati, gjykimi i tij nuk do të mund të rezultonte diçka në pension, pasi atij i ka skaduar mandati.