Ndërkohë që Ligji i Gjuhëve në shumë Institucione në vend po zbatohet sipas dëshirës dhe jo siç parashikon rregullativa ligjore, në harresë të plotë është lënë edhe zbatimi i tij në sistemin e drejtësisë. Komisioni i Venecias në dhjetor të 2019 kishte dërguar përgjigje me rekomandimin se përdorimi i dygjuhësisë në gjyqësor do të ngadalësonte procesin. Partnerët e koalicionit ishin marrë vesh që ligji të mos ndryshojë, ndërsa premtuan se për 5 muaj do të përgatisin kapacitetet për zbatimin e të njëjtit në gjyqësor.

– Advertisment –

 

Neve edhe në ligjin aktual kemi një dispozitë e cila na jep mundësi deri në muajin prill, afat ky i cili na jep shansin që një numër të madh të çështjeve t’i zgjidhim. Kështu që mundet edhe pa ndryshime, e posaçërisht nuk na duhen tensione për Ligjin për përdorimin e gjuhëve- kishte thën Zaevi më 12.12.2019.

 Pra deri në prill kemi edhe 5 muaj kohë të mjaftueshme e cila nuk obligon asnjë ndikim të ligjit ndaj gjyqësorit dhe lëndëve. Është kohë e mjaftueshme për hartimin e kapaciteteve të duhura- kishte thënë Bujar Osmani më 12.12.2019.

Nga data kur Zaev e Osmani i referohen 5 mujori që kishin në dispozicion, ka kaluar më shumë se një vit. Ligji i gjuhëve në gjyqësor nuk ka filluar të zbatohet, madje as nuk janë nisur përgatitijet për krijimin e kapaciteteve. Kërkuam përgjigje se çka është ndërmarrë që të nisë zbatimi i ligjit në gjyqësor, por nga Qeveria nuk japin përgjigje.

 

Evi Shkopi