Savash VELIU

Çfarë tha Mit’hat Frashëri për Kosovën?

„Do të vijë koha kur politikat ndërkombëtare do të verifikojnë dhe do të ndreqin veten në Kosovë (në emër të luftës së NATO-s). Qendër e tyre do të jetë Prishtina, fjalën e fundit do ta thotë Tetova“!

Tetova si qendra e Iliridës po të mos vritej nga të pabesët tradhëtar shqipfolës në pabesi do ta thoshte fjalën e fundit padyshim fatkeqësisht.

Tetova daton që nga koha e Perandorisë Osmane e cila ngritet në saje të njerëzve atdhetar që kasaban Tetovë prej një vendi provincial arritën të reshtojn në qendër të madh strategjik të rezistencës atdhetare që të radhitet pas Prizrenit, Manastirit, Shkupit e tjera qytete të boshtit kurizor shqiptar në saje të intelektualizmit të Hoxhallarëve dhe Mësuesve atdhetarist të ngritur përmes Medreseve të Tetovës siç ishte Xhamia e Madhe në sheshin e Tetovës, një kohë qendër Universitare Islame jo rastësisht u shemb nga bolshevikët sllav.

Hoxhallarët ishin vendosur të lënë pas tyre gjurmët revolucionare me Tetovën frymëzuese me atdhetari patriotike nga do drejtoheshin gjitha lëvizjet revolucionare kundër okupimit shqiptar që u bë hall në sytë e gllabëruesve sllavo-grek të nxitur nga evropa perëndimore më pas nga amerikanët në shuarjen e aspiratave të tetovarëve të ribashkohen me shqiptarët në të vetmin shtet etnik, siç e ka falur i Madhi Zot.

Përpjekjet antishqiptare janë zbrapsur me vullnetin e madh të shqiptarëve tetovar të prirur nga shkupjanët, kumanovarët e gostivarasit mbi aspiratat liridashëse për ribashkim me trojet tjera shqiptare si një trung i vetëm etnik që të vazhdon deri më sot por tani me intenzitet të zvogëluar.

Edhepse armiku ishte dhe ende është e përforcuar me shqipfolës të indoktrinuar me ide bashkvëllezërie të fuqizuar shumëfishë me kriptoshqiptar si në kohën e kralit serb ashtu edhe në kohën e Titos dhe të Enverit që nuk arritën të thejnë kurrë rezistencën e tetovarëve me rrethinën edhe pasi vijnë brigadat sllavo-komuniste për ta organizuar pushtetin “popullor” dhe njëkohësisht në emër të çrrënjosjes së “reaksionit” dhe të elementëve të tjerë kundërrevolucionare.

Komanda partizane dhe OZN-a, filluan t’i burgosin dhe t’i eliminojnë disa njerëz me influencë në qytet dhe rrethinë. Në rrethana të këtilla kanë burgosur çdo kënd që u pengonte nga shqiptarët. Ata burgosën dhe vranë brutalisht shumë burra nga fshatrat e Tetovës me rrethinë brenda Manapollit të Tetovës një ‘’Aufshfic Tetovar’’. Forcat partizane gjatë qëndrimit të tyre në Tetovë vranë shumë burra të pafajshëm nga fshatrat e Tetovës, duke filluar nga fshati Bogovinë, ku vranë babë e birë, pasi i kapën duke punuar në arë dhe i vranë mbi fshatin Çajle rrethi i Gostivarit. Pastaj nga f. Kamenjan, Pallçisht, Reçicë, Sellcë, Brodec, Xhepçisht, Sllatinë, Tearcë, Dobrosht, Nerasht, Radushë, Zhelinë, dhe shumë fshatra tjerë të rajonit të Malit të Thatë. Poashtu tejet të indinjuar janë sot e kësaj dite banorët e fshatrave Çellopek, Miletinë dhe Stërmnicë, për torturat që bëri OZN-a duke futur njerëz për së gjalli në tokë, në këto fshatra. Shumica e shqiptarëve që janë vrarë nga pushteti komunist dualiste sllavo-shqipfolës ishin të pafajshëm. Ndërsa pushteti komunist deklaronte: “se të vrarët kanë ndihmuar pushtetin shqiptar dhe forcat nacionaliste ‘’Ballistët’’ që luftoheshin në emër të Titos dhe Enverit gjatë funksionimit të tyre si shtet i bashkuar (Shteti etnik shqiptar 1941-1944).

Sot fatkeqësisht politika ka ndryshuar për të keq në Tetovën kreshnike e patriotike e cila drejtonte gjitha çështjet politiko-arsimore të Iliridës që arritën të shpallin edhe pavarësinë e Iliridës perëndimore në fillim vitet e ’90-ta, në saje të Partisë për Prosperitet Demokratik – PPD, një sinonim fanatik në ruajtjen e traditave kombëtare dhe ato fetare, një embrion e pandar dy vezor.

PPD-ja nuk ra brenda natës. Kjo parti deri në zgjedhjet e para ishte lëvizje. PPD-ja ra sepse kishte sabotime, kishte tradhëti… dhe, kjo zgjati dy vite të plota.

Në atë kohë arritën ca të deleguar të posaçëm nga Kosova me mission të caktuar marksisto-leniniste të përbetuar të rrënojn Tetovën kalanë e ‘’Iliridës’’ prej brenda dhe ia arritën. Missionarët shqipfolës të bashkuar përreth sllavomaqedonve ishin pezmatuar nga zgjedhjet e fundit kur shqiptarët e iliridës arritën të fitojnë mbi 30 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë që në raundën e parë derisa në të dytën pritej të fitoninë mbi 40 ulëse që do paraqiste krizë qeveritare nëse kërkesat shqiptare nuk do përfilleshin si shtetformues ku edhe u arrit të futet në Kushtetutën e re si preambull.

Por, erdhi viti 1993 kur pakënaqësitë në radhët e sllavomaqedonasve dhe të Evropës u shtuan që alarmoj Amerikanët të formojnë enkas Partin VMRO si antipod i PPD-së që të kërcënonte shqiptarët me Luftë të hapur nëse nuk zbrapsen nga kërkesat maksimaliste. Dhe ashtu ndodhi. Shqiptarët të kërcënuar dhe të sabotuar nga jashtë e nga brenda u copëtuan duke u pozicinuar si copëza në parti marginale. Tani Tetovarët me iliridasit prej zotriu u kthyen në poltron të sllavomaqedoncëve. Sot Tetova është vetëm një provinc e marginalizuar e Iliridës që pret kafshatin e bukës nga tenderat e shqipfolësve!