Nxënësit në librat e historisë fare nuk mësojnë për bashkëpunimin që e ka pasur Organizata revolucionare maqedonase VMRO me shqiptarët para vitit 1945, thа profesori universitar Lubomir Fërçkovski në emisionin Click Plus. Ai shtoi se shqiptarët dhe maqedonasit kanë pasur ushtri të përbashkët, por fatkeqësisht, sic thotw, kjo pjesë e historisë është fshehur.

“VMRO ka bashkëpunuar me shqiptarët. Me askend tjetër, as me grekët, as me tuqit, e as me bullgarët, vetëm me shqiptarët. Bashke kanë pasur çeta dhe ushtri. Këtë histori nuk e mësojmë. Atë histori duhet ta mësojmë. Kjo është tash histori e rëndësishme dhe bazë e sistemit politik”, tha Lubomir Fërçkovski – profesor universitar.