Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE përmes një komunikate theksoi sot se Zoran Zaev është “monstra” e vërtetë që me vetëdije keqpërdori tragjedinë tek Liqeni i Smilkovës, edhe ate për pikë politike.

Sipas kësaj partie, Zaev pa pikë turpi keqpërdori këtë tragjedi, pasi që për qëllime politike ka gënjyer familjet e fëmijëve të vrarë në këtë rast.

“Ku u zhdukën lajmet e rrejshme të Zaevit, se njerëz të pafajshëm po rrin në burg, ku u zhdukën ‘bo mbat’ e ashtuquajtura që do të zbardhnin rrëfimin e vërtetë të Zaevit”, pyet partia më e madhe opozitare maqedonase. (INA)