“Nëse nuk ka pasur Aneks të marrëveshjes pse LSDM nuk dërgoi demant te Karakaçanovi i cili thotë se ka Aneks, LSDM është burim kryesor i infeksionit lajmet e rreme”, shkruhet në reagimin e partisë opozitare VMRO-DPMNE.

Më tej ata akuzojnë se burim më i madh i lajmeve të rreme në Maqedoni është LSDM dhe se duket qartë se LSDM dhe shefi i tyre Zoran Zaev po frikësohet ta thonë të vërtetën.

“Për këtë për çdo ditë plasojnë lajme të rreme përmes kumtesave dhe konferencave të tyre për media. Ndoshta është koha që LSDM dhe Zoran Zaev të dalin dhe t’ia thonë të vërtetën publikut maqedonas për të gjitha çështjet e hidhura të cilat i tangojnë. LSDM-ja dhe Zoran Zaevi kot po tentojnë ta fshehin Aneksin i cili u është dorëzuar nga Bullgaria. Aneks me 12 pika është dorëzuar te qeveria jopopullore në të cilin kërkohet revidim i historisë, ndryshim i sistemit arsimor dhe çështjeve të identitetit”, shrkruhet në kumtesën që VMRO-DPMNE këtë mëngjes ua ka nisur mediave.

Nga partia e Mickoskit po ashtu thonë se LSDM-ja dhe Zoran Zaevi po përpiqen ta fshehin varfërinë në Maqedoni.

“Numrat për çdo ditë i demantojnë. Për shkak të politikës së “suksesshme” të kësaj qeverie ka mbi 50.000 të papunë, mbi 500.000 qytetarë të varfër të cilët e kalojnë ditën me 130 denarë. LSDM dhe Zoran Zaevi kot tentojnë ta fshehin paaftësinë me përballjen me KOVID-19. Rajoni filloi me vaksinim, ndërsa Filipçe ende nuk e di saktë se kur në Maqedoni do të arrijnë vaksinat që të fillojë procesi i vaksinimit”, shkruhet në kumtesë, duke e mbyllur me fjalët se lajmet e rreme të LSDM-së demantohen shpejt.

Global